Duration 1:9

Washington Post i kushton vëmendje mbylljes së Klan Kosova

50 watched
0
1
Published 1 Aug 2023

Protesta e gazetarëve dhe shoqërisë civile në sheshet kryesore të Prishtinës kundër një pushteti politik që çdo ditë e më shumë po e përshkallëzon sulmin ndaj tyre dhe po dështon të mbrojë lirinë dhe pluralizmin mediatik, ka marrë vëmendjen e gjigantit mediatik amerikan “Washington Post”, duke i dhënë jehonë rastit “Klan Kosova”. Qindra gazetarë dhe pjesëtarë të organizatave të shoqërisë civile, te henen, për herë të parë që nga përfundimi i luftës në Kosovë, kanë protestuar në mënyrë paqësore e në shenjë revolte për pezullimin arbitrar të certifikatës së biznesit të televizionit “Klan Kosova” nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT). Pothuajse të gjitha stacionet private televizive në vend kanë treguar solidaritetin e tyre me kolegët nga “Klan Kosova”, duke transmetuar një mesazh në një sfond të zi me shprehjen “Demokracia vdes në errësirë”, që në vitin 2017 ishte bërë motoja zyrtare e gjigantit mediatik amerikan. Ky vendim është kundërshtuar rreptë nga shtetet e QUINT-it – Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermania, Franca, Italia dhe Britania e Madhe – të cilët përveç se kanë shprehur “shqetësimin e tyre të thellë” edhe ia kanë kujtuar ekzekutivit kosovar se “liria e shprehjes dhe informimit janë tipare thelbësore të shoqërive demokratike”. #aleksandervulin #slobodanteshic #mimozakusarilila #ldk #edirama #katischneerberger #editatahiri #vjosaosmani #ivicadacic #kfor #jeffhovenier #aleksandervucic #albinkurti #lajcak #borell #escobar #be #beograd #kosova #serbia #bruksel #oher #asociacion #dialog #shba #asociacion #europe #komunaserbe #marreveshje #besnikbislimi #artanabrashi #adnanrrustemi #arlindmanxhuka #klismankadiu #vladimirputin #rusi #vrasje #masaker Subscribe to our channel "NTV Televizion" on YouTube for daily NEWS and INFO NTV Family on the WEB: ►Visit us on https://www.ntv.al ►Follow us on Instagram: https://www.instagram.com/ntv.al ►Like us on Facebook: https://www.facebook.com/NTV.Television ____________________________ NTV Televizion është një platformë dinamike, profesionale dhe e pavarur, me lajme nga Rajoni dhe Bota! Prodhim i NTV Televizion 𝐀𝐮𝐭𝐨𝐫 : NTV ℗ & © NTV Televizion. All Rights Reserved.

Category

Show more

Comments - 0